Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Grupi për Studime Politike dhe Juridike do të bëjnë sot prezantimin e hulumtimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, me temën “Njohja e MSA-së nga qytetarët dhe perceptimet e tyre”.
Në një njoftim për media thuhet se kjo marrëveshje paraqet një rëndësi të veçantë për Kosovën dhe qytetarët e saj, për shkak që kjo marrëveshje ndërton të ardhmen evropiane të Kosovës.
“Nëpërmjet kësaj ankete PIPS dhe GLPS ka synuar të mbledh informata rreth njohurisë së qytetareve për MSA-në dhe perceptimet e tyre të përgjithshme”, thuhet në njoftim.
Ky publikim në kuadër të projektit “Promovimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe Lansimi i një Debati Publik mbi të Ardhmen Evropiane të Kosovës”, është i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë.