Balkan Green Foundation (BGF) dhe Germanwatch organizuan një tryezë të rrumbullakët në të cilën u shpalos studimi:“Kalimi në të ripërtëritshme – Drejt një të ardhme energjetike të begatshme dhe të qëndrueshme në Kosovë: sfidat dhe zgjedhjet e mundshme.”
Ky studim është kontribut i përbashkët në kuadër të projektit për bashkëpunim ndërkombëtar “Partneriteti Shumëpalësh për Tranzicionin e Energjisë në Kosovë” i financuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e Gjermanisë dhe e zbatuar nga BGF dhe Germanwatch.
Drejtori Ekzekutiv i BGF, Visar Azemi, u shpreh se Kosova ka një rrugë te gjatë drejt përqafimit të konceptit të tranzicionit te energjisë në tërësi, por gjithsesi përvojat e vendeve Evropiane dhe më specifikisht koncepti Gjerman ‘Energiewende’ do të përdoret si referencë për mbështetjen e tranzicionit të energjisë në Kosovë. “Projekti përmes qasjes së saj të bazuar në dialog ka për qëllim të adresoj faktorët ë rëndësishëm për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe enenrgji të pastër e të përballueshme për të gjithë. Studimi i derivuar nga ky projekt, shpalosë kahjen drejt një të ardhmë të qëndrueshme të energjisë në Kosovë, duke adresuar sfidat dhe zgjidhjet e mundshme. Por gjithsesi, është me rëndësi aplikimi i politikave dhe vendimmarrjes së duhur nga Institucionet relevante drejt një sistemi të energjisë me karbon të ulët, një udhëtim që filloi me nënshkrimin e traktatit të Komunitetit të Energjisë”, tha Azemi.
Në anën tjetër, Martin Schön-Chanishvili nga Germanwatch theksoi se: “Studimi paraqet benefitet e rëndësishme që Republika e Kosovës do t’i kishte nëse e konsideron më seriozisht kalimin në energji të ripërtëritshme. Kosova mund të mbështetet në përvojat e shteteve të tjera si Gjermania për energji të pastër, pajtueshmërinë me legjislacionin e BE-së, krijimin e vendeve të reja të punës, dhe shtytjen e ngritjes ekonomike. Kjo do të thotë se përparësi politike dhe teknike duhet të i jipet gjenerimit të energjisë së ripërtëritshme. Konkretisht, ekspertët tanë kanë theksuar se hapat kryesor janë përmirësimi i kushteve për investitorët, përmirësimi i skemave mbështetëse, zhvillimi i rrjetit dhe integrimi rajonal. Për t’i adresuar këto sfida së bashku, ne jemi të interesuar të ndajmë përvojat e Gjermanisë në mbështetje të autoriteteve kosovare për t’i hartuar zgjedhjet e tyre.”
Në kuadër të këtij projekti, është themeluar grupi thelbësor i cili do të punoj për zhvillimin e përbashkët të një vizioni strategjik për tranzicionin e energjisë në Kosovë. Ky grup, i përbërë nga 10 anëtarë nga institucionet qeveritare, akademia, shoqëria civile, dhe sektori i biznesit, në një periudhë 3 vjeçare përgjatë gjatësisë së projektit, do të angazhohet me zhvillimin e diskutimeve strategjike, punëtorive dhe udhëtimeve studimore në Gjermani – kjo e fundit për tu informuar mbi eksperiencën dhe praktikat e Gjermanisë, dhe mënyrat më të mira për t’i aplikuar ato në Kosovë.
Pjesëmarrësit në këtë tryezë të rrumbullakët diskutuan rreth të gjeturave të studimit si dhe identifikuan fushat në të cilat duhet të hulumtohet më thellësisht në raport me tranzicionin e energjisë në Kosovë, pasi që një vizion i përbashkët drejt një të ardhme të qëndrueshme energjetike, është më se e nevojshme.