Prezantohet projekti për menaxhimin elektronik të informatave në QKMK

Prishtinë | 27 Pri 2018 | 15:12 | Nga

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi për prezantimin e sistemit “Sistemi elektronik për menaxhimin e informatave në Qendrën Kombëtare për Menaxhim të Kufirit (QKMK)”. Projekt ky që po përkrahet nga Ambasada Amerikane konkretisht nga programi EXBS.

Projekti i cili është duke u zhvilluar në vete ngërthen krijimin e një sistemi elektronik për menaxhimin e të gjitha rasteve që lajmërohen në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) dhe sistemin elektronik për thirrjen e të dhënave për nevoja të analizës dhe shfrytëzimit të bazave të dhënave nga agjencitë e zbatimit të ligjit të vendosura në QKMK.

Me këtë rast zëvendësministri, Isa Xhemajlaj, tha se ky sistem do të rris kapacitetet e QKMK–së për shkëmbim në kohë reale të informatave dhe njëkohësisht do të bëj analizimin e këtyre informatave me qëllim të parandalimit të krimeve ndërkufitare dhe ofrimin e sigurisë në Republikën e Kosovës.

Këshilltari Regjional i Programit EXBS, George Clarke, tha se është kërkuar dhe kryer shumë punë që të ndërlidhen bazat e të dhënave, por ky sistem do të kontribuojë në zbatimin më efikas të ligjit. Qasja në sisteme të cilat përdoren nga agjencitë e zbatimit të ligjit do të shërbej për shkëmbimin e informatave, bashkëpunimin dhe bashkërendimin më të mirë si dhe avancimin e komunikimit me QKMK-në
Ky sistem pritet të jetë funksional në pjesën e dytë të këtij vitit dhe projekti kap koston e përafërt prej 235,000 dollarëve.

MPB përmes mekanizmit të QKMK-së i inkurajon qytetarët që të shfrytëzojnë numrat pa pagesë 080050095 po ashtu me sms 50095 : në të cilët mund të raportojnë çdo dukuri negative që vërejnë në kufi dhe në brendi të vendit që ndërlidhen me sigurinë kufitare, evazionin fiskal, shëndetin publik, etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme