Prezantohet romani “Ditë e re” e Nikos Chrysos – Romani flet për një qytet grek me 20 mijë qytetarë të pastrehë

Prishtinë | 02 Mar 2022 | 13:36 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare është prezantuar romani “Ditë e re” e autorit grek, Nikos Chrysos, raporton Ekonomia Online. Në romanin “Ditë e Re”,  fokusohet një pjesë e margjinalizuar e shoqërisë.

Ndërsa ngjarja vendoset në një qyet grek kur 20 mijë qytetarë janë të pastrehë.

Të pranishëm në këtë ceremoni, ishte ministrja e Arsimit, Arbërire Nagavci dhe shefja e zyrës ndërlidhëse greke në Prishtinë, Chryssoula Aliferi.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknoligjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, shprehu mirënjohjen ndaj ambasadores Aliferi për organizimin e kësaj ngjarje.

Ajo tha se populli i Kosovës ka një afërsi me Greqinë, pasi sipas saj ka ngjashmëri kulturore. Tutje, ministrja Nagavci u shpreh e bindur se do të vazhdojnë raportet e tyre miqësore.

“Përveçse ju jemi mirënjohës, shpresoj të keni kujtime të bukura dhe të jemi një lloj ambasadori për vendin tonë. Populli i Kosovës ndjen një afërsi me Greqinë sepse ndajnë ngjashmëri kulturore. Shumë prej nesh kemi përvoja të paharruara nga vizitat në vendin grek. Besoj që ky organizim është vetëm një dimension i bashkëpunimit dhe një ditë e re do të jetë edhe kapitull i ri. Unë jam e bindur se do të vazhdojnë raportet tona miqësore”, tha Nagavci..

E shefja e Zyrës greke në Kosovë, Chryssoula Aliferi, tha se është e prekur emocionalisht me këtë ngjarje, pasi në këtë muaj përfundon mandati i saj.

“Romanin “Dita e Re” e ka shkruar në vitin 2018 dhe ne vitin 2019 e ka fituar çmimin evropian për letërsi. Sot zotëri Krisos është nënkryetar i sesionit grek për shoqërinë dhe ndër shkrimtaret më të njohur. Jemi të lumtur që mirëpresim Nikon në Prishtinë për ta prezantuar librin e tij. Pandemia i ka ndaluar shumë aktivitetet dhe na ka mbajtur të ndarë. Duke pasur këtë në mendje kemi vendosur të ecim përpara më këtë ngjarje. Ne mendojmë që kultura nuk duhet të bëhet përsëri viktimë. Jam e prekur që jam në gjendje ta përjetoj këtë ditë të re sepse ka fundi i muajit mars do të përfundojë misionin tim në Prishtinë dhe do të kthehem në Athinë. Nga vendlindja ime unë do të vazhdojë t’iu dëshiroj edhe shumë ngjarje të tillë”, tha ajo.

Ndërsa autori i Librit “Ditë e Re”, Nikos Chryssos, foli për librin dhe idenë që ka ardhur deri te libri. Ai tha se romani “Dita e Re” është roman polifonik që tregon aventurat e një shoqërie të pastrehë që jetojnë dhe vdesin në këtë port.

“Është nder i madh të jem këtu dhe është hera e parë që jam në Prishtinë. Biblioteka është një vend i përshtatshëm, para së gjithash sepse heronjtë e librit janë bartës të rrëfimeve, që ruajnë kujtesën dhe rindërtojnë realitetin. Heronjtë e “Ditës së Re” janë në këtë kuptim libra të gjallë. Çdo bibliotekë është një det ndoshta jo bibliotekat e vogla apo koleksionet. “Dita e Re” zhvillohet në një port dhe është roman polifonik që tregon aventurat e një shoqërie të pastrehë që jetojnë dhe vdesin në këtë port”, tha ai.

Të ngjashme