Një person për arsye të panjohura është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur i cili iu është prezantuar si polic.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00 në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se për arsye të panjohura është sulmuar fizikisht nga një peron i panjohur i cili iu është prezantuar si polic. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raport.