Prezantohet Strategjia për Rininë, Gashi thotë se qëllim ka përafrimin e të rinjve me praktikat evropiane

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 10:52 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka mbajtur dëgjim publik lidhur me Strategjinë për Rininë 2019-2024.

Ministri Kujtim Gashi, ka thënë se qëllim kryesor është përafrimi i të rinjve me praktikat evropiane, veçanërisht me nevojat që ka rinia në vendin tonë.

Ndërsa, dokumentin e quajti si më të rëndësishmin në vitet e fundit për sektorin e rinisë, raporton Ekonomia Online.

“Një nga dokumentet më të rëndësishme, pak e kemi vonuar, por ka qenë e qëllimshme ta kemi një dokument që i përshtatet interesave të të rinjve. Jemi mundu të kemi një dokument të ri dhe jo një copy paste. Një dokument i cili ua obligon të rinjve aktivitetet”.

“Strategjia për rini është dokument shumë i rëndësishëm 5 vjeçar që ngërthen disa objektiva. Objektivat strategjike janë: mobilizimi i rinisë për pjesëmarrje; Përfaqësim dhe qytetari aktive; Ofrimi i shkathtësive dhe përgatitja e të rinjve për tregun e punës; Mjedis i shëndetshëm dhe i sigurt për të rinjtë”.

Ai ftuar që të japin kritikat apo mendimet e tyre derisa ky dokument është draft dhe ka mundësi për ndryshime, raporton EO.

“Departamenti i Rinisë i cili do jetë si mekanizëm kryesor që do ta implementojë këtë strategji do ta ketë edhe një ristrukturim sepse kjo strategji kërkon që projektet të kenë një kuptim të ri”.

“Duhet ta kemi të qartë, janë programe që i fuqizojnë të rinjtë dhe i mbështesin në programe në vazhdimësi. Ky është thelbi i ndryshimit që ka ndodhë në program”.

“Ne do fokusohemi në programe që ka kosto, por do shohim ndryshime. Ka pesë-shtatë vite që nuk ka rezultat të madh në sektorin e rinisë. Ky është edhe defekt i komunave që nuk kanë politika të qarta”.

Ai iu përgjigj edhe pjesëmarrësve, duke u thënë se qëllimi kryesor është që përfundimi të jetë një dokument i mirë, pa presion të kohës.

“Ta kemi parasysh se nuk kemi presion të kohës në këtë strategji mundemi me vazhduar me punuar. Ne po duam me bë një dokument të mirë. Koordinimi gjithsesi duhet të jetë me ministritë”.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) organizon dëgjim publik lidhur me Strategjinë për Rininë 2019-2024. Merr pjesë dhe ministri Kujtim Gashi

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, February 26, 2019

Të ngjashme