Prilli mund të sjell reshje bore në Kosovë

Prishtinë | 31 Mar 2023 | 07:41 | Nga Ekonomia Online

Pas përmirësimit të motit që parashihet dy ditët e ardhshme të shtunën do të kemi destabilizim të motit si pasojë e ardhjes së një fronti të ftohtë ajror, por ky front nuk do të sjellë ulje të mëdha të temperaturave. Priten rrebeshe lokale shiu pasditeve gjatë fundjavës.

Në fillim të javës së re do të kemi ardhjen e një fronti shumë më të fuqishëm të ftohtë ajror i cili do të jetë i shoqëruar edhe me masa të fuqishme ciklonike në Detin Adriatik, Jon e deri në lindje të Evropës, Bullgari, Rumani etj

Kjo është gjendje perfekte sinoptike për reshje bore në rajonin tonë. Me ardhjen e frontit do të fillojnë të depërtojnë edhe masa mjaft të ftohta polare të cilat nuk janë aq të zakonshme për këtë periudhe kohore.

Fillimisht fronti dhe cikloni i fuqishëm do të kushtëzojnë reshje të dendura shiu, ndërsa pastaj priten edhe reshje bore në shumë pjesë të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme