Princ Andrew e falënderon Mbretëreshën Elizabeth për kontributin

Prishtinë | 18 Sht 2022 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Princi Andrew e ka kujtuar nënën e tij, Mbretëreshën Elizabeth II,  para funeralit të saj nesër.

Duka i Jorkut tha se Elizabeth ishte tre në një, mama, nënë dhe madhëri.

“Madhëria juaj, ka qenë nder dhe privilegj t’ju shërbej. Nëna  e kombit, përkushtimi dhe shërbimi juaj personal ndaj kombit tonë është unik dhe i veçantë”.

“Njerëzit tuaj tregojnë dashurinë dhe respektin e tyre në shumë mënyra të ndryshme dhe unë e di që ju po kërkoni të nderoni respektin e tyre”, ka thënë Andrew në deklaratën e tij, shkruan The Indenpendent.

Të ngjashme