Princ Harry thyen heshtjen pas largimit, nuk kisha rrugë tjetër

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Pas daljes së tyre në një jetë të pavarur nga familja mbretërore, Princ Harry ka folur për herë të parë rreth këtij vendimi të menduar me muaj të tërë së bashku me bashkëshorten e tij, dukeshën Meghan Markle. Ai theksoi se ndiente shumë keqardhje për ndarjen e tij nga familja mbretërore, por sipas Harryt nuk kishte opsion tjetër.

Gjatë fjalës të mbajtur në një darkë private në një nga institucionet e bamirësisë  të familjes mbretërore, ai theksoi se kishte shpresuar se do të vijonte t’i shërbente mbretëreshës dhe commonwealth pa fondet publike, por diçka e tillë nuk ishte e mundur.

“Vendimi që mora për bashkëshorten time dhe veten për t’u larguar, nuk ishte një vendim i marrë me nxitim. Pati shumë muaj bisedime dhe shumë vite sfidash. E di që jo gjithmonë kam bërë gjënë e duhur, por vërtetë nuk kishte asnjë opsion tjetër. Britania është shtëpia ime dhe vendi që dua. Kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë. Gjithashtu dua të theksoj se nuk po ikim dhe padyshim nuk ikim nga ju. Ne të dy bëjmë gjithçka për të mbajtur lart flamurin dhe i kemi mbajtur rolet tona me krenari. Kur unë dhe Meghan u martuam ishim të lumtur dhe plot shpresë dhe ishim këtu për të shërbyer. Për këto arsye me ka sjellë shumë trishtim që gjërat shkuan në këtë mënyrë,”-u shpreh Princ Harry gjatë fjalës së tij.

Gjithashtu ai fajësoi mediat për mënyrën sesi e kanë trajtuar familjen Mbretërore duke i përshkruar si një “forcë e fuqishme”.

“Jam rritur duke ndjerë mbështetjen tuaj dhe ju kam parë sesi e keni pritur Meghanin krahë hapur, ndërkohë që patë sesi gjeta dashurinë dhe lumturinë që shpresoja për jetën time. Shpresoj që të kuptoni se tërheqja nga familja ime dhe gjithçka çfarë kam ditur më parë, për t’u hedhur në një hap tjetër ku shpresoj të kem një jetë më të qetë. Unë linda në këtë jetë dhe është një nder i madh për mua që i kam shërbyer vendit tim dhe Mbretëreshës. Ka qenë privilegji jonë t’iu shërbejmë dhe të vazhdojmë të udhëhiqemi nga shërbimi,”-ka vijuar Harry.

Duka i Sussex theksoi se do të kishte gjithnjë ‘respektin më të madh’ për Mbretëreshën.

“Jam shumë mirënjohës ndaj saj dhe familjes time, për mbështetjen  që kanë treguar për mua dhe Meghanin këto muaj. Unë do të vazhdoj të jemi njëjti burrë që do vendin e tij dhe që i ka dedikuar jetën e tij mbështetjes së kauzave, bamirësisë dhe ushtrisë që kanë shumë rëndësi për mua. Ju më keni më keni mësuar se çfarë është të jetoj. Ky rol më ka mësuar se çfarë është e drejtë. Ju falenderoj që më dhatë kurajë për të ndërmarrë hapin tjetër,”-ka përfunduar Princ Harry.

Mbrëmjen e së shtunës në bazë të kërkesës për një jetë të pavarur nga rolet e tyre, Mbretëresha mori vendimin që Harryt dhe Meghanit t’i hiqen titujt mbretëror dhe gjithashtu të mos kenë më akses në fondet publike.

Vendimi do të hyjë në fuqi në pranverë dhe ata do të nisin një jetë të pavarur mes Kanadasë dhe Britanisë./Opinion.al/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme