“Princesha Construction” po vazhdon ndërtimin e kompleksit “New Born”

Prishtinë | 07 Sht 2016 | 16:02 | Nga Fitore Zena

Kompania ndërtimore “Princesha Construction” po vazhdon me projektet e saj të ndërtimit të kompleksit  “New Born” në Gjirin e Lalzit në Shqipëri.

Ky projekt ka një sipërfaqe totale ndërtimi prej 23 174 m²² dhe ofron një ndërthurje mjaft të arrirë…

Ndërtimet e kompanisë “Princesha Construction”, bëhen me arkitekturë moderne.

Ndërtimet projektohen sipas normave të pranueshme të standardeve të arkitekturës jo vetëm brenda hapësirës së banuar, por edhe ambientit dhe organizimit më të gjerë të të gjitha objekteve.

Interieri projektohet me shumë kujdes nga kompania dhe konceptohet individualisht sipas dëshirës së çdo investitori.

“Princesha Construction” ju ofron mundësi të mira për t’u bërë me banesë apo vilë.

Blerja e banesave bëhet me pjesëmarrje duke filluar nga 15%, 3.5 deri në 4 % interes bankar si dhe deri në 15 vjet mundësi kreditimi.

Projektet në zhvillim të kompanisë “Princesha Construction” janë : Objekti “Princesha” rruga B – Prishtinë, objekti “Princesha” – Fushë Kosovë, objekti “Princesha” te marketi “Viva” – Fushë Kosovë si dhe kompleksi “New Born”, Gjiri i Lalzit.

“Princesha Construction” tashmë ka krijuar një traditë të suksesshme në fushën e ndërtimit dhe ka bërë emër në veprimtarinë biznesore të projektimit dhe ndërtimin anembanë Kosovës.

Informatat kontaktuese me kompaninë janë [email protected] dhe numrat kontaktues: +386 (0) 49/196-666, +386 (0) 49/287-777, +386 (0) 49/111-101.

(Artikull i sponsorizuar)


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme