Princi Fumihito i Japonisë shpallet trashëgimtar i fronit

Prishtinë | 08 Nën 2020 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Princi Fumihito, vëllai i perandorit japonez Naruhito, zyrtarisht është shpallur trashëgimtar i fronit gjatë një ceremonie në Tokio.

Fumihito është gjashtë vjet më i vogël se i vëllai Naruhito, i cili mori fronin vitin e kaluar pasi i ati i tyre hoqi dorë.

Perandori Naruhito nuk ka djem dhe vajza e tij e ka të ndaluar të jetë trashëgimtare e fronit, pavarësisht se po bëhen thirrje për reformë.

Ceremonia “Rikkoshi no rei” ishte shtyrë për shtatë muaj për shkak të pandemisë, shkruan BBC.

Në të morrën pjesë familja perandorake dhe 46 musafirë, shumica prej të cilëve mbanin maska dhe distancë, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo.

Gjatë cëremonisë, Naruhito shpalli Fumihiton princ trashëgimtar tek populli në Japoni dhe më gjerë.

Të ngjashme