Princi Harry dhe gruaja e tij shtatzënë Meghan thuhet se nuk duan që fëmija i tyre të ketë ndonjë rol zyrtar.
Çifti i cili u martua gjatë këtij viti, shpreson se ai ose ajo do të ketë një jetë relativisht normale, shkruan Sunday Times e Londrës, duke cituar një burim anonim i cili e njeh çiftin, transmeton Klan Kosova.
‘Fjala ‘normale’ është e madhe për Harry dhe Meghan kur është fjala për të ardhmen e fëmijës së tyre’, tha burimi.
Fëmija pritet të vijë në jetë në pranverën e ardhshme.