Princi Harry është thellë i lënduar pas përçarjes që ka pasur vitin e kaluar më familjen mbretërore.
Kështu ka thënë një mik i afërt i tij, sipas të cilit, viti i kaluar ishte i dhimbshëm për Harryn pasi ai dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle kishin lënë mbrapa familjen e Harryt për të nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas burimit të afërt, Princit Harry i ka munguar shumë jeta në familjen mbretërore ndonëse është i lumtur bashkë me Meghanin në Kaliforni, shkruan “The Sun”.
Largimi i Princit Harry vitin e kaluar nga Pallati Mbretëror në Britani të Madhe kishte zemëruar familjen mbretërore pasi ishte hera e parë që një princ do të krijonte jetën në një vend tjetër.