Prindërit e 14 djemve, më në fund bëhen me vajzë

Prishtinë | 08 Nën 2020 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Një familje në Michigan të Shteteve të Bashkuara është bërë lajm në media.

Arsyeja është se pas 14 djemve, bashkëshortët u bënë prindër të një vajze.

Kateri dhe Jay Schwandt janë prindërit e kësaj familje të madhe ku dominojnë djemtë, teksa mirëpritën të enjten e 5 nëntorit, vajzën e tyre të parë dhe fëmijën e tyre të 15, Maggie Jayne.

Ajo është motra e parë e vëllezërve Tyler, Zach, Drew, Brandon, Tommy, Vinny, Calvan, Gabe, Wesley, Charlie, Luke, Tucker, Francisco dhe Finley.

Familja e mrekullueshme është subjekt i shfaqjes TV 14 Outdoorsmen , i cili ndjek aventurat e tyre në aktivitete të jashtme si gjuetia, peshkimi dhe kampe.

This November 2020 photo provided by Jay Schwandt shows Maggie Schwandt, who was born Thursday, Nov. 5, 2020, at a hospital in Grand Rapids, Mich.

Të ngjashme