Prindërit e Pejës: Fëmijët të nxirren nga kjo fushëbetejë Qeveri – SBAShK

Prishtinë | 19 Sht 2022 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Prindërve në Pejë ka organizuar një marsh protestues për të kërkuar fillimin e procesit mësimor.

Kryetarja e këtij këshilli, Arta Kollçaku-Gashi ka thënë se fëmijët duhet të nxirren nga kjo fushëbetejë mes Qeveri – SBAShK.

“Fëmijët mos t’i rrezikojmë, t’i nxjerrim në rrugë për qëllime të Qeverisë dhe të SBAShK-ut. Mësimdhënësit i mirëpresin nxënësit në shkollë dhe bëj apel nga Qeveria dhe sindikata qe sa më parë të marrin vendim dhe t’i nxjerrin fëmijët nga kjo fushë-betejë e cila është në mes të dy palëve”.

“Ne jemi me qëllimin që fëmijët mos të humbasin asnjë ditë mësimi, ne jemi që procesi mësimor të fillojë qysh nga dita e nesërme”, u shpreh tutje Kollçaku-Gashi.

Të ngjashme