Bërja prind është një gjë mjaft e vështirë. Papritmas e keni një person të vogël për të cilin duhet të kujdeseni dhe në plot kuptimin e fjalës, ju duhet ta mbani gjallë atë.
Por, përderisa një nivel i caktuar i brengosjes është normal, stresi i tepërt mund të jetë problematik dhe mund të shpijë në simptoma serioze që ndërlidhen me stresin.
Një studim i ri nga “Probio7” ka zbuluar se 44% e prindërve të ri brengosen çdo ditë për shëndetin e bebes, ku 20% e tyre kanë brenga çdo orë.
Anketimi po ashtu ka zbuluar se më shumë se gjysma e prindërve janë të prirë të kërkojnë ndihmë mjekësore çdo muaj.
69% e prindërve kanë deklaruar se e përdorin internetin për t’i kërkuar simptomat e bebes rregullisht – qoftë nëse është fjala për çdo orë, ditë apo çdo javë.
Ekspertët po ashtu kanë treguar se arsyeja për të cilën më së shumti brengosen prindërit është se kur, përse dhe sa shumë qanë bebja.