Pritjes së gjatë i erdhi fundi dhe KF Prishtina është bërë me fushë ndihmëse.
Skuadra më e trofeshme kosovare pas luftës ka pritur katër vite për ta bërë fushën e saj ndihmëse.
Kryeqytetasit sot kanë kryer stërvitjen e parë në fushën e tyre ndihmëse në Bërnicë.
Ekipi i udhëhequr nga trajneri Zekirija Ramadani ka kryer përgatitjet e fundit para ndeshjes së rëndësishme për javën e 10-të në Superligë ndaj Drenicës.
Bardhekaltërtit kanë publikuar fotot e para nga fusha ndihmëse dhe duken të lumtur që më në fund kanë një shtëpi të re për stërvitje.
“Pas katër vitesh skuadra bëhet me fushën e saj”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
Prishtina deri më tani ka zhvilluar tetë ndeshje në Superligë, ku ka grumbulluar 11 pikë dhe mbanë vendin e katërt në tabelë.