Prishtina e Dukagjini po barazojnë pas pjesës së parë

Prishtinë | 13 Pri 2026 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Prishtinës dhe Dukagjinit, ndeshje kjo me të cilën edhe mbyllet xhiroja e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas 45 minutave të para në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, rezultati është i barabartë 1:1.

Të dy golat, skuadrat i kanë shënuar shumë shpejtë dhe atë brenda 1 minuti.

Fillimisht, Dukagjini në minutën e dhjetë zhbllokoi rezultatin me anë të kapitenit Altin Merlaku, përpara se Prishtina të barazojë shifrat nëpërmjet sulmuesit Mario Ilievski në minutën e 11-të.

Të ngjashme