Fituesi i Kosovës së Kosovës, Prishtina ka bërë një falënderim për kundërshtarët e tyre Lincoln Red Imps në kuadër të ndeshjes para-kualifikuese të Ligës së Evropës.
Prishtina dhe Red Lincoln ishte paraparë të luanin të martën, por tetë anëtar të klubit kryeqytetas rezultuan pozitiv me COVID-10 dhe ndeshja u pezullua.
Megjithatë, pas bisedimeve me UEFA-n, drejtuesit e shtëpisë evropiane të futbollit vendosën për zhvillimin e ndeshjes në një datë tjetër.
Bardhekaltrit kanë mbledhur mbi 20 lojtarë të rinj për ta zhvilluar këtë ndeshje, ndërsa Prishtina nuk ka hezituar t’i falënderoj kundërshtarët për bashkëpunimin e mirë.
Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës
Prishtina falënderon skuadrën e Lincoln
Duhet sqaruar opinioni se dje është përvjedhur një keqinterpretim me rastin e ricaktimit të ndeshjes.
Për asnjë moment skuadra vendase e Lincoln nuk ka hezituar që të na ndihmojë me çdo kërkesë që kemi pasur, për çka ne jemi shumë falënderues ndaj zyrtarëve të kësaj skuadre, si në organizimin e ndeshjes së parë, po ashtu edhe në përpjekjen për organizimin e ndeshjes së dytë.
Skuadra nikoqire e Lincoln pa hezituar fare e ka pranuar kërkesën tonë që ndeshja të zhvillohet të shtunën.