Prishtina ka shënuar fitore shumë të vështirë në udhëtim te Gjilani, derisa pikët e plota i mori edhe rivali i saj për titull, Llapi, që në udhëtim mposhti Drenicën.
Klubi nga kryeqyteti i Kosovës arriti të arkëtojë pikët e plota me një gol të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes.
KTV raporton se ishte Mërgim Pefqeli ai që shënoi golin e fitores për Prishtinën, duke realizuar me kokë në minutën e 90 të takimit, transmeton Koha.net.
Kurse Llapi fitoi me rezultat prej 0-2.
Ishte Mentor Zhdrella ai që shënoi golin e parë për llapjanët kur po luhej minuta e 50 e takimit. Derisa golin e dytë e shënoi Ahmed Januzi në minutën e 94.
Prishtina është lider tani me 65 pikë, dy më tepër se Llapi në vendin e dytë. Derisa Drenica mban vendin e pestë me 35 pikë, Gjilani me 32 pikë mban vendin e shtatë.
Tabela aktuale është kjo.