Prishtina ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës pas triumfit ndaj Llapit 3-2 në penallti të mërkurën.
Loja e rregullt përfundoi pa fitues, 2-2, raporton Express.
Ishte Llapi që kaloi i pari në epërsi përmes Dakut në minutën e 42-të, me çka edhe u mbyll pjesa e parë.
Reagimi i Prishtinës erdhi vetëm pas 75 minutave, kur Bozovic i barazoi shifrat në 1-1.
Koha e rregullt përfundoi pa fitues, duke bërë që ndeshja të shkojë në kohë shtesë.
Prishtina e gjeti golin e epërsi në minutën e 107-të dhe vetëm një minutë më pas, Llapi mbeti me një lojtar më pak, kur Berbatovci mori karton të kuq.
Llapi tregoi shpirt luftarak duke e barazuar rezultatin përmes Dakut në minutën e 112, duke e çuar ndeshjen në penallti.