Prishtina ka regjistruar fitore bindëse prej 3-0 në udhëtim te Gjilani, në përballjen e xhiros së 17 në Superligën e Kosovës në futboll.
Rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë, kur mysafirët i shënuan dy gola.
Fillimisht, Ylber Kastrati në përpjekje që ta largonte topin e gaboi portën (41’) dhe ua dha epërsinë bardhekaltërve.
Golin e dytë e shënoi Leutrim Kryeziu (45+1′) pas një harkimi nga Gauthier Mankendas.
Në fund të takimit (86’), kryeqytetasit e shënuan edhe golin e tretë, ndërsa Sabien Lilaj ishte futbollisti që e vendosi rezultatin përfundimtar nga penalltia.
Me këtë fitore, Prishtina ngritet në kuotën e 28 pikëve, shtatë më pak se Ballkani që ndodhet në vend të dytë në tabelë. Gjilani qëndron me 23 pikë nga 16 ndeshje të zhvilluara.