Ka përfunduar edhe xhiroja e tetë në “Vala Superligën e Kosovës në futboll”. Këtë të mërkurë janë zhvilluar pesë ndeshje, rezultatet e së cilave kanë ndryshuar edhe kreun e tabelës.
Prishtina që ishte lider deri tani u ndal baras 0 me 0 me Drenicën dhe rastin e shfrytëzoi Trepça ’89 që mposhti Hajvalinë me rezultat 1 me 0 për të kaluar në pozitën e parë në tabelë.
’89-shi tani ka 21 pikë në tabelë, një më shumë se Prishtina që mbetet e dyta në tabelë.
Në të njëjtën kohë u zhvilluan edhe tri ndeshje që përfunduan me këto rezultate:
Ferizaj – Trepça 2:2
Besa – Liria 2:0
Gjilani – Llapi 0:1