Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar marrëveshje bashkë me KfW, Pablo Obrador dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Termokos, z. Fisnik Osmani për projektin Solar4Kosovo.
Rama përmes një postimi në facebook e quan marrëveshje të veçantë për projektin më të madh në rajon.
“Sot, bashkë me përfaqësuesin e KfW, z. Pablo Obrador dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Termokos, z. Fisnik Osmani nënshkruam Marrëveshjen e Veçantë për projektin më të madh në rajon – #Solar4Kosovo” u shpreh ai.
Përmes këtij projekti i pari i Prishtinës tha se do të kontribuojnë në ngritjen e kapacitetit të sistemit ekzistues të furnizimit me ngrohje.
“Nëpërmjet këtij projekti do të kontribuojmë në ngritjen e kapacitetit të sistemit ekzistues të furnizimit me ngrohje, i cili do të jetë më efiçient, më i sigurt dhe më miqësor me ambientin” theksoi Rama.
Në fund ai falënderoi partnerët për bashkëpunim.
“Faleminderit partnerëve tanë, KfW dhe BERZh, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm drejt #prishtinaegjelbër” shtoi tutje Rama.