Prishtina nënshkruan marrëveshje për ngrohje solare

Prishtinë | 20 Dhj 2022 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar marrëveshje bashkë me KfW, Pablo Obrador dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Termokos, z. Fisnik Osmani për projektin Solar4Kosovo.

Rama përmes një postimi në facebook e quan marrëveshje të veçantë për projektin më të madh në rajon.

“Sot, bashkë me përfaqësuesin e KfW, z. Pablo Obrador dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Termokos, z. Fisnik Osmani nënshkruam Marrëveshjen e Veçantë për projektin më të madh në rajon – #Solar4Kosovo” u shpreh ai.

Përmes këtij projekti i pari i Prishtinës tha se do të kontribuojnë në ngritjen e kapacitetit të sistemit ekzistues të furnizimit me ngrohje.

“Nëpërmjet këtij projekti do të kontribuojmë në ngritjen e kapacitetit të sistemit ekzistues të furnizimit me ngrohje, i cili do të jetë më efiçient, më i sigurt dhe më miqësor me ambientin” theksoi Rama.

Në fund ai falënderoi partnerët për bashkëpunim.

“Faleminderit partnerëve tanë, KfW 🇩🇪 dhe BERZh, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm drejt #prishtinaegjelbër💚” shtoi tutje Rama.

Të ngjashme