Klubi i Z Mobile Prishtina përmes një emaili dërguar BIBL-it, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e kësaj lige pasi nuk ka arritur marrëveshje me FBK-në.
Prishtina në këtë email ka sqaruar se nuk ka pasur pajtueshmëri për pjesëmarrje në superligën e Kosovës, në FIBA Europe Cup dhe në Ligën Ballkanike dhe për këtë shkak kanë vendosur të anulojnë pjesëmarrjen në garën ballkanike.
“Vjen si befasi për ligën pasi ne jemi pajtuar me klubin për programin që përfshinte edhe ndeshjen e javës së ardhshme në Durrës. Programi ka ndryshuar disa herë me kërkesë të këtij ekipi dhe u është dërguar klubeve tjera”, thuhet në njoftimin e BIBL-it.
“Drejtuesit e Ligës Ballkanike nuk do të marrin anë apo të jenë pjesë e ndonjë konflikti mes klubeve dhe federatave. Detyra jonë është që të ofrojmë garë të mirë basketbollistike në bashkëpunim të plotë me federatat dhe klubet”, thuhet në këtë njoftim.