Ishte aksidentuar me veturë pas ndeshjes së javës së shkuar ndaj Dritës dhe për më tepër nuk e kishte parë skuadrën e tij të zemrës me trofe në duar.
Por, një të tillë e ka shijuar të dielën mbrëma, teksa disa nga lojtarët e FC Prishtinës i kanë ofruar atij trofeun e Kupës së Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com.
Kapiteni Armend Dallku së bashku me futbollistët e tjerë si Alban Muçiqi, Visar Bekaj, Agon Xhaka dhe Shqipërim Taipi kanë vizituar tifozin i cili ishte aksidentuar me veturë në përleshjen ndërmjet tifozëve të Dritës dhe Prishtinës në Pejë, ndërkohë që edhe i kanë ofruar medaljen e fituar të finales.