Prishtina Parking do t’i njoftojë për skadim 10 minuta më herët shfrytëzuesit e parkingjeve

Prishtinë | 14 Jan 2023 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Ndërmarrja Publike Komunale, Prishtina Parking, ka njoftuar se nga sot, të gjithë shfrytëzuesit e parkingjeve të hapura të Prishtina Parking që pagesën e realizojnë përmes SMS-ve, do të marrin njoftim 10 minuta përpara skadimit të pagesës së parë.“Ky njoftim do të jetë në minutën e 50-të të parkimit tuaj, duke iu dhënë mundësinë të vazhdoni me pagesën e re, ose të lironi hapësirën”, thuhet në njoftimin e Prishtina Parking, transmeton Klankosova.tv.Prishtina Parking tha se ky shërbim shtesë po implementohet me qëllim që maksimalisht të evitohen gjobat ndaj klientëve, të cilët për arsye të moskujtimit për të realizuar pagesën për orën e dytë e tutje mund të gjobiten.

Të ngjashme