Nëse Prishtina arrin të eliminojë St Josephin e Gjibraltarit në raundin parakualifikues të Ligës së Evropës, në raundin e ardhshëm e pret një përballje tejet e vështirë.
Gjiganti skocez, Rangers, do të jetë rivali i “Plisave” nëse klubi arrin në raundin e parë kualifikues.
Prishtina mund të ndeshet me skuadrën e famshme skoceze të trajnerit Steven Gerrard dhe ish-futbollistit të kategorive të reja të Prishtinës dhe tash të kombëtares shqiptare, Eros Grezda.
Ndeshjet e raundit të parë kualifikues zhvillohen më 11 dhe 18 korrik, me Prishtinën, që nëse kalon raundin aktual, do të jetë vendase në ndeshjen e parë.