Mungesat e Armend Dallkut, Debatik Currit e Shqiprim Taipit në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, për Prishtinën paraqesin probleme të mëdha.
Të tre futbollistët do të mungojnë kundër Vëllaznimit të dielën, për shkak të suspendimit, shkruan Koha Ditore.
Dy qendërmbrojtësit, Dallku e Curri të dielën që shkoi u ndëshkuan me kartonë të kuq në duelin kundër Dritës, që ishte edhe vendimtar për titull të kampionit.
Drita me barazimin 0:0 në Pejë u shpall kampione e Kosovës, derisa Prishtina doli nënkampione.
Ndërkohë Taipi në këtë ndeshje mori kartonin e pestë të verdhë këtë stinor dhe në ndeshjen e radhës duhet të pauzojë.