FC Prishtina ka përfunduar për këtë edicion garat në Evropë. Me gjithë dëshpërimin e madh për eliminim, Prishtina mbetët kryelartë, njofton klubi.
Pas vitit të kaluar kur ishte eliminuar në raundin e parë me rezultat të përgjithshëm 0:6, këtë edicion ka arritur të kaloj raundin preliminar me rezultat të përgjithshëm 6:1, duke pësuar të vetmin gol në këtë pjesëmarrje nga penalltia. Ndërsa edhe në raundin e parë nga dy ndeshjet nuk pësoi gol dhe u eliminua me dy barazime pa gola, me penallti.
Pra, nga 4 ndeshje me 1 fitore dhe 3 barazime me gjithë eliminimin, Prishtina ka arritur 2.5 pikë, për fitore 1 pikë dhe për barazim 1,5 pikë (0.5 pikë për barazim). Edhe me dy fitoret e Dritës, pra 2 pikë, dy skuadrat tona, Kosovës i kanë siguruar 4.5 pikë e që në ranglistën e koeficientit për shtete, Kosovës iu është sjellë koeficienti nga 0 në 0.450 duke e kaluar San Marinon dhe me ndonjë rezultat pozitiv kundër Dritës kundër Dudelanges së Luksemburgut do të kalohet edhe Andorra.
Ndërsa, Prishtina vitin e kaluar kishte marrë për pjesëmarrje 0.250 koeficient, por Kosova s’kishte fituar pikë, sepse kishte pësuar humbje në dy ndeshje. Kurse, sivjet me kalimin e raundit Prishtina i ka siguruar vetës koeficient 1 dhe tani ka koeficient prej 1,250. Ky koeficient e ka ngritur Prishtinën nga pozita e parafundit e klasifikimit, vendi 596 në 589. Megjithatë as suksesi i kalimit të raundit preliminar dhe as sigurimi i pikëve për Kosovën, nuk e ka larguar Prishtinën, për momentin, nga garat preliminare të edicionit të ardhshëm.
Sidoqoftë, dy skuadrat e Kosovës, Prishtina dhe Drita, kanë arritur pikë të jashtëzakonshme për shtetin duke e ngritur nga 0 në 0,450 çka duhet vlerësuar lartë dhe do të shërbej shumë në të ardhmen për të gjitha skuadrat kosovare.