Prishtina zbulon arsyen e ndarjes me Munishin

Prishtinë | 21 Sht 2016 | 15:22 | Nga

Ahmed Kurtolli, nënkryetari i Prishtinës, ka zbuluar arsyet e ndarjes me trajnerin Kushtrim Munishi
Prishtina tashmë ka gjetur pasardhësin e Kushtrim Munishit. Fjala është për trajneri gjerman, Lutz Lindemann, i cili deri më tani ka pasur postin e drejtorit sportiv të ekipit.

Kurse, nënkryetari i Prishtinës, Ahmed Kurtolli ka zbuluar arsyet e ndarjes me trajnerin Munishi, i cili në pesë ndeshjet e radhës kishte katër fitore dhe një barazim, shkruan Express.

“Ne, FC Prishtina dhe Kushtrim Munishi nuk kemi mundur të merremi vesh për kushtet dhe kriteret të cilat i ka çdo klub. Kërkesa e Prishtinës ka qenë decidive që trajneri të jetë në çdo kohë në dispozicion për lojtarin. Që trajneri i Prishtinës të ketë një adresë. Që trajnerët mos të kenë ndonjë konflikt interesi”, ka deklaruar Kurtolli.

“Ne nuk jemi pajtuar në këtë drejtim dhe vendosëm që tash e tutje ekipin të udhëheq, drejtori sportiv, Lutz Lindemann. Pra, mos plotësimi i kushteve që kemi kërkuar ne dhe mospajtimi për këto kushte. Sidoqoftë ne e falënderojmë Munishin për bashkëpunimin dhe i urojmë suksese në karrierën e mëtutjeshme”.

14390687-10155343868133538-6467474121068273347-n_1474461549-9920912

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme