Prishtinasi e rreh ish-gruan: I ikë policisë

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Një burrë nga Prishtina e ka rrahur ish-bashkëshorten e tij. Rastin në polici e ka lajmëruar kjo e fundit.

I njëjti pasi që e kishte kanosur viktimën është larguar në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Me datën 21.10.2019 viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar ishte kanosur dhe pas kanosjes i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, shkruhet në njoftim të policisë.

Të ngjashme