Prishtinasi godet veten në kokë me kondak të armës, përfundon në QKUK

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Një person nga Prishtina është lënduar pasi ka goditur veten në kokë me kondak të armës.

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën “2 Nëntori” në Prishtinë, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Nga i dyshuari, policia ka konfiskuar pistoletën me dy karikatorë dhe 12 fishekë.

“Rr. 2 Nëntori, Prishtinë, 06.06.2021 – 16:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte goditur vetën në kokë me kondak të armës dhe ishte lënduar. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta me dy karikator dhe 12 fishek. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme