Një ankues mashkull gjatë javës së kaluar ka raportuar në polici se persona ende të panjohur për policinë e kishin kërcënuar me vdekje atë dhe familjarët e tij. E gjithë kjo me arsyetimin se ata kanë ndërruar fenë.
Policia ende nuk e ka arrestuar asnjë person për këtë çështje, ndërkohë rasti po hetohet.
“Prishtinë, 03.01.2020-NN.Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është kanosur me vdekje ai dhe familjarët e tij nga persona të panjohur. Sipas ankuesit, arsyeja e kanosjes është konvertimi i tij në tjetër fe (religjion). Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.