Prishtinasit ia vjedhin biçikletën te dera e banesës, e publikon edhe videon

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Rastet e vjedhjeve në Kosovë po rriten dita-ditës. Hajnat më nuk po kursejnë as shtëpitë dhe banesat e qytetarëve. Pre e hajnave dje ishte edhe një banor i Prishtinës.

Ai ka publikuar një video të një personi i cili pretendon se ia ka vjedhur biçikletën para derës së banesës, në sheshin “Edit Durham”, në qendër të Prishtinës.

Ky qytetar thotë se e ka lajmëruar rastin në polici po atë ditë kur ka ndodhur vjedhja, por kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar të dyshuarin.

“Përshëndetje, ky person i cili të premten me 27 gusht, në ora 13 më ka vjedhje biçikletën profesionale në sheshin ‘Edit Durham’, në qendër të Prishtinës. Nëse po, mundësisht me njoftoni te Shkëlqim Krasniqi, 049 903 987. Rasti është i raportuar ditën e njëjtë në polici”, ka shkruar ai.

Të ngjashme