Një konflikt familjar ka ndodhur në një familje në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka kanosur seriozisht motrën e tij.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një 29-vjeçar po dyshohet se e ka kanosur motrën e tij, duke i thënë se do ta vras.
E shqetësuar dhe e frikësuar nga situata në të cilën ndodhej, viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen.
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Kanosje”.