Prishtinë: 29-vjeçari kërcënon motrën e tij me vrasje

Prishtinë | 20 Dhj 2023 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Një konflikt familjar ka ndodhur në një familje në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka kanosur seriozisht motrën e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një 29-vjeçar po dyshohet se e ka kanosur motrën e tij, duke i thënë se do ta vras.

E shqetësuar dhe e frikësuar nga situata në të cilën ndodhej, viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Të ngjashme