Prishtinë: Aksident mes një veture dhe një motoçiklete, lëndohen dy persona

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksident që ka ndodhur në Prishtinës mes një veture dhe një motoçiklete.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.

Të ngjashme