Prishtinë: Arrestohen dy persona, dyshohet se hodhën bombë në drejtim të një veture

Prishtinë | 20 Maj 2024 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar sot nga policia.

Ata dyshohet se kishin hedhur një bombë (granatë dore), para më shumë se një muaji, ku ishin dëmtuar gjashtë vetura.

Ngjarja kishte ndodhur më 12 prill në rrugën “Zekirja Cana” afër Fakulteti Teknik në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Prezenca e personave të dyshuar: F.F, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe E.M, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është siguruar sot nga ana e hetuesve. Pas intervistimit personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e ndalimit”, tha Ahmeti.

Të ngjashme