Prishtinë: Arrestohen dy persona, konfiskohen mbi 1 kilogram marihuanë

Prishtinë | 16 Nën 2023 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë në rrugën “Lekë Dukagjini”, rreth orës 18:50.

Nga policia janë konfiskuar mbi 1 kilogram marihuanë.

Fillimisht, gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 9.6 gramë substancë e dyshuar narkotike.

Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin, është bastisur shtëpia e njërit të dyshuar me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar edhe 1 kilogram e 175.1 gramë substance narkotike e llojit marihuanë , një revole Zoraki me një karikator me një fishek dhe një peshore digjitalem njofton raporti 24 orësh.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme