Dje rreth orës 03:00 nga hetuesit e stacionit policor Jugu në Prishtinë, janë arrestuar tre person të dyshuar për vjedhje të rëndë të ndodhur, në
një lokal në Hajvali.
Reagimi dhe grumbullimi i shpejtë, i informacioneve në rrugë operative, ka mundësuar që menjëherë pas raportimit të rastit, të arrestohen personat e dyshuar:
A. P, mashkull , 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës;
M.K. , mashkull , 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
L. K, mashkull , 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet, që në bashkëveprim me forcë të kenë depërtuar në brendinë e një
lokali dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një shumë të parave.
Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.