Një person është arrestuar të mërkurën mbrëma në Prishtinë, si i dyshuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi.
Policia njofton se pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i policisë:
KEQPËRDORIM I FËMIJËVE NË PORNOGRAFI
Prishtinë 19.04.2023 – 18:30. Është arrestuar një mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se i kryer veprën e lartcekur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.