Prishtinë, falsifikojnë dokumentet mjekësore për qëllim përfitimi

Prishtinë | 08 Maj 2021 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Të premten në Prishtinë janë intervistuar tre persona, pasi të njëjtit dyshohet se kanë falsifikuar dokumente të Klinikës së Onkologjisë dhe Ortopedisë dhe laboratorëve private me qëllim përfitimi të fondeve nga Ministria e Shëndetësisë.

Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë kontrolluar banesat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme të dyshuara për falsifikim, dy telefona dhe një llaptop.

Pas intervistimit në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme