Një person ka vdekur pas trajtimit pesë ditor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Viktima mashkull nga Prishtina sipas Policisë së Kosovës me datën 11 shtator të këtij viti, derisa ishte duke punuar në makinën e tij e cila shërben për riciklim, është përfshirë nga flakët.
Me këtë rast viktima e komunitetit shqiptar ka marrë lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Viktima nuk kishte arritur që iu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë më 16 shtator në QKUK.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.