Prishtinë-Mitrovicë, vetura aksidentohet rëndë me rrethojat e magjistrales

Prishtinë | 18 Maj 2023 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, afër hyrjes së kryeqytetit, ka ndodhur një aksident komunikacioni.

Gazeta Express ka siguruar fotografi të veturës që është aksidentuar me rrethojat e magjistrales.

Si pasojë, rrethoja anësore ka depërtuar në brendi të veturës, duke shkaktuar dëme të konsiderushme materiale.

Deri tani, nuk ka informacione për lëndime në njerëz.

Të ngjashme