Një grua nga Prishtina është ankuar dje në Polici, pasi ish-bashkëshorti i saj ka tentuar t’i marrë me forcë fëmijët.
“Ankuesja femër K-Shqiptare ka njoftuar se ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka tentuar t’i marr me forcë fëmijët duke e sulmuar fizikisht viktimën”.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt|, thuhet në raportin e Policisë.