Prishtinë: Theret me thikë një person në lagjen “Dardania”

Prishtinë | 14 Mar 2025 | 22:39 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 20:45 ka ndodhur një therje me thikë në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Dardania”.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoi se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës  20 :45, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.  I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa ka bërë të ditur se policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Të ngjashme