Punëtori i një lokali argjendarie në Prishtinë ka raportuar se një person i dyshuar ka hyrë në lokal dhe ka vendosur nga tre zinxhirë ari në qafë dhe në dorë, e pas atij veprimi është larguar nga lokali.
Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit dhe njesitë relavante janë duke hetuar rastin.