Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të takohen për të nënshkruar marrëveshjen për koalicionin qeverisës.
Takimi do të zhvillohet në orën 14:00 në Kuvendin e Kosovës.
Në takimin që u mbajt të shtunën në mes të Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, u tha se është përmbyllur 100 për qind harmonizimi i programit qeverisës.
Është raportuar se pesë ministri do i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, pesë Lidhjes Demokratike të Kosovës, një minoritetit serb dhe një për minoritet tjera.
Subjekti i Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur t’i marrë 29 deputetë, LDK një më pak 28.